“Na dërguan si mish për top, po vrasim njerëz të pafajshëm”, flasin ushtarët rusë të burgosur
Ushtarët rusë të burgosur në Ukrainë kanë thënë se nuk e kishin idenë se ishin dërguar në luftë. Duke folur për videon e postuar në faqen e Facebook-ut të shërbimeve të sigurisë të Ukrainës, ushtarët thanë se “na dërguan si mish për top” dhe “po vrasim njerëz të pafajshëm”.
Disa pamje tregojnë një të burgosur rus të prangosur duke qarë për vdekjet dhe shkatërrimin e shkaktuar nga lufta, duke thënë: “Ata nuk i marrin as kufomat, nuk ka funerale”.
Njëri nga ushtarët i kërkoi Kievit dhe Moskës që të evakuonin fëmijët nga zona e luftës, ndërsa një tjetër deklaroi se “askush nuk dëshiron luftë”.