Maqedoni

Nga sot ka hyrë në fuqi masa e re për marzhën e kufizuar tregtare të produkteve

Shpërndaje

Pas tre muajsh, tashmë nuk vlen masa për çmimet e ngrira të produkteve elementare ushqimore kurse hyri në fuqi marzha e kufizuar tregtare e produkteve, apo diferenca mes çmimit të blerjes dhe shitjes.

Shitësit me pakicë nuk do të jenë në gjendje të rrisin marzhën më shumë se 5 % në shitje me shumicë dhe 10 % me pakicë. Ekonomistët thonë se në afat të shkurtër kjo masë do të ndikojë në rritjen drastike të çmimeve të produkteve për qytetarët.

Megjithatë, rritja e shpenzimeve do të shkaktojë rritje të çmimeve, duke përfshirë edhe produktet elementare ushqimore.

Në ditën e parë të kufizimit të marzhave, ka rritje të çmimit të bukës te disa tregtarë të caktuar, është shprehur ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, goditje të çmimeve nuk do të ketë, qytetarët të mos frikësohen nga mungesa e ushqimit sepse rezervat e mallrave janë të plota.

“Kemi informacione se disa prodhues i kanë rritur çmimet, por çmimet janë prej 25 deri 30 denarë, këtë mund ta vërejnë edhe qytetarët. Sot është dita e parë, në dy-tre ditët në vijim të gjithë do t’u kthehen çmimeve që janë të parapara me vendim”, tha Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.

Marzha tregtare vlen për bukën, sheqerin, kripën, miellin, vajin, qumështin, mishin e freskët, orizin, vezët, djathin, gjizën, pastat, grurin dhe frutat e perimet. Çdo mosrespektim i masës së paraparë parasheh gjobë prej 800 deri në 10.000 euro, varësisht nga madhësia e tregtarit./ Alsat.mk