Një person në Bosnje ka marrë diplomë universiteti, pa mbaruar shkollën fillore
Inspektorët boshnjakë të arsimit të lartë gjatë kontrollit të fakulteteve në Bosnje dhe Hercegovine, kanë konstatuar se një person nuk kishte të mbaruar arsimin fillor, ndërsa tetë nuk kishin arsim të mesëm të rregullt, raporton Nezavisne.
Sipas mediave lokale në Bosnje, inspektorët boshnjakë bastisën më shumë se 100 institucione të arsimit të lartë vitin e kaluar dhe gjetën parregullsi në 20 prej tyre.
“Vitin e kaluar ka pasur nëntë raste në të cilat nga kontrollimi i dokumentacionit dhe evidencave të institucioneve arsimore është konstatuar se ka shkelje. Nga të gjithë të diplomuarit është konstatuar se njëri prej tyre nuk ka pasur të mbaruar shkollën fillore, ndërsa tetë prej tyre nuk e kanë pasur të mbaruar shkollën e mesme”, thotë inspektorati nga Bosnja.