Maqedoni

Një zinxhir marketesh u gjobit me gati 16 mijë euro, kanë feshur rezervat e vajit

Shpërndaje

Një rrjet supermarketesh duhet të paguajë gati 16 mijë euro gjobë për punë të pandershme ndaj qytetarëve, shkruan Alsat.

Inspektorati i tregut sqaron se tre markete në të njëjtin zinxhir janë gjobitur nga katër mijë euro, ndërsa personat përgjegjës me 1200 euro. Gjatë kontrollit të inspektorëve është konstatuar se vaji i gatimit është hequr nga raftet, dhe blerësve u është bërë dhuratë vaji, vetëm nëse bëjnë një faturë me një çmim të caktuar. Në gjashtë ditët e fundit, inspektorët kanë gjobitur gjithsej 41 tregtarë për mosrespektim të marzheve të kufizuara ose për mungesë të shënimeve ditore.

“Në magazinë është gjetur rezervë vaji, i cili nuk ka qenë i ekspozuar në raft, gjithashtu në tre objekte ku bëhet tregti, janë lëshuar urdhërpagesa për kundërvajtje sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, bëhet fjalë për kushtëzimin e disa produkteve me blerje të produkteve të tjera. Gjoba është 4 mijë euro për personin juridik dhe 1200 euro për personin përgjegjës”, deklaroi Aneta Simeska Dimoska – Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Nga sot inspektorët e tregut kanë nisur me kontrollin e prodhuesve të vajit ushqimor dhe nga nesër do të bëhen kontrolle edhe te prodhuesit e miellit. Tek një prodhues i vajit është konstatuar se çmimi prej 104 denarë për litër vaj është në përputhje me shpenzimet e tyre aktuale. Inspektorët sigurojnë se prodhuesit kanë mjaftueshëm vaj ushqimor për të mbuluar nevojat për tre muajt e ardhshëm.

Sipas burimeve tona, së fundmi inspektorët kanë kontrolluar në disa markete të “KAM”, pas raportimeve të konsumatorëve të cilët kanë filmuar edhe nga terreni për përvetësim me artikuj ushqimorë.