Bota

OKB: Mbi 10 milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina nëse vazhdon dhuna

Shpërndaje

OKB-ja ka paralajmëruar se më shumë se 10 milionë njerëz mund të largohen nga shtëpitë e tyre nëse dhuna vazhdon në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, tha në konferencën e tij të përditshme për shtyp se nevojat humanitare në Ukrainë janë rritur pas sulmit të Rusisë.

“Më shumë se 10 milionë njerëz mund të largohen nga shtëpitë e tyre nëse dhuna vazhdon, ndërsa 4 milionë prej tyre mund të shkojnë në vendet fqinje”, tha Dujarric.

Duke thënë se 1 milion njerëz janë larguar nga vendi pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, Dujarric deklaroi se 249 persona kanë humbur jetën dhe 553 persona janë plagosur në konflikte.