Përplasen 4 makina në Klinë, lëndohen 18 persona

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë plagosur 18 persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, i cili ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur në mes të katër automjeteve.

Të lënduarit, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Pejës për të marrë ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë policia per mediat ne Kosove.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Grabanicë, të Klinës.

“Sot rreth orës 19:05, Policia është informuar. për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Granabicë të Klinës. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara katër vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 18 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.