Rama në Dubai: Falë nxitjes së ardhur prej këtej, porti i Durrësit po bëhet ndër më të bukurit në botë
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku u ndal tek lagjia e re që po ndërtojnë në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit dhe tek porti i Durrësit.
Kryeministri shqiptar u shpreh se falë nxitjes së ka ardhur nga ky vend, porti i Durrësit po bëhet një më të bukurit në botë.
“Ishte viti 1999 kur Mohamed in Zayed mbërriti me një grup njerëzish në verilindje të Shqipërisë për të ndihmuar së bashku me njerëz të tjerë të mirë nga mbarë bota qindra, mijëra familje që ishin shpërngulur me forcë nga toka e tyre për shkak të një të ashtuquajturi operacion special të çmendur kundër shqiptarëve në Kosovë. Që atëherë ky vend zuri një vend të veçantë në kujtesën tonë.
Nuk ishte i vetmi rast ku do të shihnim humanizmin pavarësisht etnisë, gjuhës që ky vend do të tregonte pasi më shumë se 20 vjet pas asaj tragjedie, një tjetër tragjedi goditën vendin tonë. Një tërmet shkatërrimtar. Ishin udhëheqësit e këtij vendi që u gjetën pranë. Sot falë tyre kemi një lagje të re që po ndërtohet në periferi të Durrësit ku tërmeti pati goditjen më të fortë.
Ashtu si një ëndërr reale në të cilën shohim së bashku nga e ardhmja. Nga njëra anë kemi një punë të vazhdueshme ku ndërtohet për ata që janë privuar prej shtëpive të tyre. Ndërsa pranë detit kemi një portet më të bukura turistike në botë. Po bëhet gati të marrë formë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë atyre që do duan të vijnë në Shqipërisë. Falë nxitjes që ka ardhur prej këtej. Dhe një miku të vendit tonë”, deklaroi Rama.