MaqedoniTop Lajme

Ritja e pensioneve, çmimeve të derivateve dhe rrogave, flet Fatmir Besimi

Shpërndaje

A do të ketë rritje të çmimeve të derivative, a do të rriten pensionet, kur do të filloj të zbatohet si masë? Sa do të jetë rritja e pensioneve dhe a do të rriten pagat në mënyrë graduale si paga minimale dhe kur? Për këto tema ka folur ministri i Financave, Fatmir Besimi në një prononcim ekskluziv për Indeks.mk

Ai ka thënë se rritja e çmimeve në berzat evropiane ndikon edhe në rritjen e çmimeve në vendin tonë.

Përpos kësaj, ai ka folur edhe për rritjen e pensioneve që si masë është miratuar nga ana e Qeverisë.

“Sipas vlerësimeve tona do të ketë një rritje vjetore si kumulativ, 9 mijë denarë mesatarsisht plus 3 mijë denarë do të jetë ndihma e njëhershme e cila do të jetë për shkak të krizës energjetike, gjegjësisht 12 mijë denarë në nivel vjetor”, deklaroi Besimi.

Shton se pensionistët në këtë dhjetorë do të marrin rreth 17 mijë e 200 denarë pension.

“Tre mijë denarë do të marrin plus për muajt, mars, prill, maj. 1 mijë denarë për çdo muaj dhe me këtë besoj se do të arrijmë edhe një përcaktim programor. Për të përmirësuar gjendjen dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha Besimi për indeks.mk

Sipas Besimit konflikti Ukrainë-Rusi ndikon në mënyrë indirekte në tregun e RMV-së.

“Rreth 1% të tregut ne e kemi të lidhur me Rusinë dhe Ukrainë, mirëpo janë disa produkte strategjike në aspektin e energjetikës. Gazi natyrorë në RMV vjen nga Rusia, gjegjësisht nëpërmes interkoneksionit të Bullgarisë mirëpo kryesisht burimi është Rusia”, pohoi Besimi.

Shtoi se pritet të ketë rritje të çmimeve të energenseve dhe të gjitha derivative të naftës.

“Çmimet që rriten në bursat evopriane ashtu përcillen edhe tek ne. Të gjithë energenseve, të derivateve të naftës, energjisë elektrike, gazit natyrorë. Disa herë janë rritur çmimet, jo 10 apo 20 përqind, por disa herë kemi rritje të çmimeve. Kjo tani më është alarmuese me atë që ndodhë në tregun e energjetikës dhe ne në këtë drejtim kemi sot një takim në Qeveri me përfaqësues, jo vetëm të resorëve ekonomik, por edhe me ekspert të jashtëm, të diskutojmë gjendjen dhe po përgatisim edhe masa të cilët në ditët në vijim, Qeveria do t’i prezanton, si të ndikohet, balancohet dhe të amortizohet rritja e çmimeve për produktet bazike por edhe për energenset” deklaroi Besimi për indeks.mk.