Rritet sërish çmimi i karburantit në Shqipëri (Foto/Lajm)
Çmimi i karburantit vijon të rritet. Mbrëmjen e së martës, ka pësuar sërish rritje çmimi i naftës.
Nëpër disa pika të karburanteve në Tiranë dhe qytete të tjera, çmimi i naftës ka shkuar në 260 Lekë të reja për litër.
Kujtojmë se para 3 ditësh çmimet e naftës kapërcyen mbi 200 Lekë/litri, duke shkuar në 234 Lekë për litër.
Sot, më 8 Mars, çmimi është rritur sërish në 260 Lekë/litër, vlera më e lartë ndonjëherë në vendin tonë.
Çmimi i naftës rritet si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Paraditen e së martës, në një konferencë për shtyp Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmimin e karburanteve dhe nuk do ta ketë si çështje për diskutim uljen apo heqjen e disa taksave që shqiptarët paguajnë në çdo litër naftë që blejnë.