Rajoni

Shqipëri, ngrihet marzhi i fitimit për derivatet e naftës

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes rrjeteve sociale njoftoi se autoritetet do të ndrijnë marzhin e fitimit për derivatet e naftës. Rama shkruan se ky vendim vjen si rrjedhojë e krizës ekonomike.

“Nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve dhe marzhi i fitimit do të ngrijë sepse kjo nuk është kohë për të nxjerrë fitime, po për të rezistuar të gjithë së bashku”, ka shkruar mes tjerash Rama.