Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë
Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës. Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 cent për litër.
E javë më parë ishte enorme rritja e çmimit të karburanteve. Një litër naftë kushtoi 1.82 cent.
Pas rritjes ekstreme të çmimeve të karburanteve, Qeveria pati marrë vendim që t’i subvencionojë çmimet e naftës për bujqit deri 5 milionë euro pse 0.36 cent për litër.
Raundi i ri i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, i ndërmjetësuar nga Turqia, që ka nisur në Stamboll ka bërë që stabilizohen tregjet botërore.
Aktualisht një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 106 dollarë një rënie prej 6 dollarësh vetëm brenda një dite.
Kurse nafta e papërpunuar WTI po tregtohet në nivelin e 100 dollarëve.
Ndryshe, agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës ka hasur në zemërim ndërkombëtar, me BE, SHBA dhe Britani të Madhe, ndër të tjera, duke zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.