Superjahti i miliarderit rus Abramovich ankorohet në brigjet e Turqisë
Jahti luksoz i lidhur me oligarkun rus Roman Abramovich është ankoruar në qytetin turistik piktoresk mesdhetar Marmaris në Rivierën Turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga Bashkia Marmaris, superjahti 162 metra Eclipse është i pajisur me një mini-nëndetëse, platformë për helikopter dhe një pishinë.
Oligarkët rusë që u janë nënshtruar sanksioneve nga vendet perëndimore, si dhe jahtet e lidhura me to, së fundmi u konfiskuan, iu mohua furnizimi me karburant, apo edhe u sulmuan në mes të luftës së Moskës kundër Ukrainës.
Eclipse u ndërtua në vitin 2010 dhe kushtoi rreth 340 milionë euro (374 milionë dollarë).
Superjahti do të qëndrojë në Marmaris për një javë dhe më pas do të furnizohet me karburant.