Maqedoni

Të përgjysmohet ose të hiqet përkohësisht akciza e naftës, ja kush e thotë

Shpërndaje

Abdush Demiri nga Lëvizja Besa ka kërkuar të përgjysmohet akzica e derivateve të naftës ose të hiqet përkohësisht.

“Kriza e rritjes enorme të çmimeve veçanërisht të derivateve të naftës po godet në mënyrë të drejtpërdrejte bizneset e mesme dhe klasën e mesme dhe të varfër të shoqërisë dhe ky është vetëm fillimi pasojat katastrofike do të ndjehen edhe më shumë me kalimin e kohës. Ndërkohë që funksionarët LSDM-BDI çdo ditë aktrojnë se po përpiqen të bëjnë diçka ndërkohë e kanë rënduar edhe më shumë situatën, kriza po thellohet dhe qytetarët e kanë të pamundur ta përballojnë. Është e nevojshme intervenim i menjëhershëm në drejtim të uljes së përqindjes së akcizës së derivateve të naftës ose eliminim të tërësishëm të saj deri sa të tejkalohet kjo situatë tejet e rëndë ekonomike, nëse nuk intervenohet me kohë do të vazhdohet rritja e çmimeve edhe i produkteve dhe shërbimeve tjera nga efekti “zinxhirë”., tha Abdush Demiri nga Lëvizja BESA.