“Tigrat”: 41 vjet njësiti i vetëm mono-etnik në një shtet multi-etnik
Në shënimin e 41 vjetorit të formimit të njësit Tigrat mirënjohje u ndanë për anëtarët e këtij njësiti që kanë shërbyer për 5,15 dhe 30 vjet, në ndarjen e mirënjohjeve nuk kishte asnjë shqiptarë.
“Sipas njoftimeve që kam marrë nga shërbimet, kemi nga të gjitha nacionalitetet.
Edhe pse para dy ditëve, Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, tha se aplikacionet për njësitin “Tigrat” vijnë nga persona prej të gjitha nacionaliteteve, ky njësit vazhdon të mbetet njësit i pastër maqedonas.
Logo e njësitit, sipas ligjit duhet të jetë në dy gjuhë, por nuk ishte as në video-bimin e prezantimit, as në uniformat e pjesëtarëve të këtij njësiti.
Edhe sot, në shënimin e 41 vjetorit të formimit të njësit, po të mos ishte zëvendësdrejtori i Byrosë për siguri publike, Arif Asani, i cili ndau një mirënjohje, organizimi do të ishte mono etnik.
Mirënjohje u ndanë për anëtarët e këtij njësiti që kanë shërbyer për 5,15 dhe 30 vjet, të gjithë maqedonas. Gjithashtu mirënjohje u nda edhe për Ministrin e brendshëm, Oliver Spasovski, i cili edhe një herë si viteve të kaluara, tha që shpreson se kandidatët nga nacionalitetet tjera, do ti përmbushin kushtet.
Unë shpresoj se secili prej kandidatëve që është paraqitur do të sakrifikohet, do të përkushtohet në punë dhe secili që do të plotësojë kriteret, standardet sipas rregullores nga kjo njësi elitare, shtylla e sigurisë së shtetit, për mua do të jetë nderë që të jetë pjesë e kësaj njësie”, deklaroi Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Komandanti i njësitit, Mitko Danevski tha se vitin që po e lëmë pas, ky njësit ka pasur 20% më shumë punë. Kanë ndërhyrë në 69 objekte, kanë bërë 13 ndalesa të detyrueshme, kanë kapur 3 ton lëndë narkotike./KlanMacedonia/