Maqedoni

VMRO-DPMNE: Masat e Qeverisë nuk premtojnë ulje të çmimeve

Shpërndaje

Për VMRO-DPMNE-në më masat e Qeverisë nuk garantojnë uljen e çmimit të karburanteve dhe produkteve të tjera. Madje alarmojnë për rritjen e inflacionit.

“Në vend që të pranohet propozimi për uljen e akcizës për derivatet e naftës, siç propozoi VMRO-DPMNE, dhe sipas të cilit prej nesër do të ulej çmimi i benzinës për 13 dhe i naftës për nëntë denarë, kryeministri Kovaçevski sot propozoi një model të komplikuar për uljen e akcizës, që jo vetëm që nuk e kuptoi opinioni, por as nuk garanton se do të kontribuojë në uljen e çmimit të karburanteve me pakicë. Çfarë të thuhet për masën e uljes së TVSH-së për ngrohjen qendrore, energjinë elektrike dhe disa lloje të ushqimeve bazë. Nëse masa e uljes së akcizës është shumë e vogël, kjo ulje e TVSH-së sigurisht që është e vonuar”, deklaroi Trajko Sllavevski, VMRO-DPMNE.