Zbulohet data, ja kur përfundon lufta në Ukrainë
Pavarësisht rrëfimeve të përhapura të problemeve me të cilat përballen forcat e Vladimir Putinit në Ukrainë, ushtarëve rusë në vend raportohet se u thuhet nga eprorët se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj, raporton SkyNews, përcjell Bota sot.
Ushtria ukrainase thotë se po kryhet “punë e vazhdueshme propagandistike midis personelit të forcave të armatosura të Federatës Ruse”, e cila i referohet datës – e cila ka një rëndësi si “Dita e Fitores”.
Ajo festohet çdo vit në të cilën zhvillohet fushata e suksesshme ruse e Luftës së Dytë Botërore.
Dhe përkujtohet me një paradë në Moskë.