BotaTop Lajme

Zelensky u drejtohet protestuesve në Zvicër: Bashkohuni me luftën kundër së keqes

Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Zvicrës që të godasë elitat ruse.

Duke iu drejtuar një proteste kundër luftës jashtë parlamentit zviceran në Bernë, Zelensky u kërkoi kompanive, përfshirë gjigantit të ushqimit Nestle, të ndalojë bashkëpunimin me Rusinë.

“Biznesi funksionon në Rusi edhe pse fëmijët tanë po vdesin dhe qytetet tona po shkatërrohen”, tha ai.

“Bankat tuaja janë aty ku ndodhen paratë e njerëzve që kanë nisur këtë luftë, kjo është e dhimbshme, kjo është edhe një luftë kundër së keqes, llogaritë e tyre duhet të jenë të ngrira. Ukrainasit ndjejnë se çfarë është kur qytetet shkatërrohen. Ata po shkatërrohen me urdhër të njerëzve që jetojnë në Evropë, në qytete të bukura zvicerane, të cilët gëzojnë pronën në qytetet tuaja. Do të ishte vërtet mirë t’u hiqej atyre ky privilegj”, tha presidenti ukrainas.

Pavarësisht se nuk është anëtare e BE-së, Zvicra ka miratuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër individëve dhe bizneseve ruse.

Zelensky tha se ata që qëndronin pas konfliktit kishin fonde të fshehura në bankat zvicerane dhe u kërkoi atyre të bashkoheshin në “luftën kundër së keqes”.

“Paratë e njerëzve që nisën këtë luftë janë në bankat tuaja. Ndihmoni ta luftoni këtë që fondet e tyre të ngrihen”, tha ai.