Ziadin Sela: Madeleine Albright do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe kujtimet e shqiptarëve dhe botës së civilizuar!
Lideri i ASH-së, Ziadin Sela pas lajmit për vdekjen e Madelaine Albright në profilin e tij në Facebook ka shkruar:
Sot u shua edhe një ikonë e lirisë dhe paqes në botë.
Amerikanët u ndanë nga një figurë emblematike, shqiptarët nga një mike e madhe, ndërsa bota humbi luftëtaren e barazisë dhe simbolin e demokracisë.
Madeleine Albright do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe kujtimet e shqiptarëve dhe botës së civilizuar!