Zyrtari rus jep detaje për raundin e tretë të bisedimeve Ukrainë-Rusi
Rusia do të “përpiqet përsëri” të diskutojë rrugët e evakuimit me Ukrainën.
Kjo është bërë e ditur nga kryenegociatori rus pas diskutimeve të sotme.
Duke folur për rrugën e tij në raundin e tretë të bisedimeve në Bjellorusi, Vladimir Medinsky tha se të dyja palët do të diskutojnë të njëjtat çështjet, zgjidhjet politike, çështjet ndërkombëtare humanitare si dhe zgjidhjet ushtarake, siç u bisedua edhe javën e kaluar.
“Ne do të përpiqemi përsëri për të diskutuar rrugët e evakuimit me palën ukrainase”, tha ai, duke u ankuar për dështimin e tyre javën e kaluar, transmeton lajmi.net.
Të hënën ministrja e Jashtme e Ukrainës, Iryna Vereschchuk iu përgjigj deklaratës, duke kërkuar që Rusia të pranojë opsionet për rrugët e tyre, si dhe të vendosë një armëpushim, për të cilin do të binin dakord.
Sipas televizionit shtetëror Rusia24, bisedimet do të vazhdojnë, edhe pse dy raundet e para nuk dhanë ndonjë rezultat të dukshëm,