Maqedoni

Anketa e IPSOS: Ja si qëndrojnë partitë shqiptare

Shpërndaje

Anketa e IPSO: Dallimi BDI-ASH ngushtohet në 0.6%, opozita shqiptare fituese

Në anketën më re të IPSO, vërrehet një përafrim i madh mes BDI dhe ASH, me një dallim prej vetëm 0.6 për qind, ndërsa dy partitë opozitare shqiptare, ASH dhe Besa, fitojnë bindshëm para partisë në pushtet.

Në pyetjen se për kë do të votonin nëse nesër mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare:

18,2 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për VMRO-DPMNE,
9,5 për qind thanë se do të votonin për LSDM-në dhe 4 për qind për Të Majtën.

Nga partitë shqiptare,

4,1 për qind për BDI-në,
3,5 për qind për Aleancën për Shqiptarët,
1.2 për qind për Besën,
0.7 për qind për Alternativën,
0.4 për qind për PDSH,
0.2 për qind për PLD

16.5 për qind e të anketuarve kanë qenë të pavendosur, 15.8 për qind kanë refuzuar të përgjigjen dhe 24.6 për qind thanë se nuk do të votojnë.

Sondazhi është realizuar nga 2 marsi deri më 15 mars të këtij viti me 1007 të anketuar.