BotaTop Lajme

Dyshime se Myftiu Muamer Zukorliq vdiq nga helmimi, familja publikon analizat nga dy laboratorë

Shpërndaje

Përmes një konference për media, familja e myftiut të ndjerë të Serbisë, Muamer Zukorliq zbuluan informacione të reja për shkakun e vdekjes së tij.

Djali i Muamer Zukorlic dhe kreu i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim Usama Zukorliq tha se laboratorët nga jashtë deklaruan se Muamer Zukorliq nuk vdiq nga vdekja natyrale dhe se ekziston mundësia që ai të jetë helmuar nga metalet e rënda, shkruajnë mediat boshnjake.

“Na u desh shumë kohë për të gjetur laboratorë adekuat ku dërguam mostrat. I morëm rezultatet. Laboratori i parë ka thënë se ka probabilitet të madh që të jetë helmuar me metale të rënda dhe i dyti që vdekja nuk ka ndodhur në mënyrë natyrale”, tha Usame Zukorliq.

Muamer Zukorliq ishte kryetar dhe kryemyfti i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi, si dhe nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Serbisë dhe lider i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim.
Më 6 nëntor 2021, jozyrtarisht u njoftua se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër.