BotaTop Lajme

Erdogan zotohet se do të vazhdojë përpjekjet për armëpushim në luftën në Ukrainë

Shpërndaje

Duke u zotuar për përpjekjet e vazhdueshme turke për paqen në Ukrainë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar përpjekjet për një armëpushim dhe më pas për paqe të qëndrueshme për t’i dhënë fund luftës tetë-javore të Rusisë në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas iftarit me një grup ambasadorësh për muajin e shenjtë të Ramazanit, presidenti Erdoğan tha se së pari krijimi i një armëpushimi dhe më pas i paqes së qëndrueshme midis Ukrainë dhe Rusisë do të ishte ndër “veprimet më mbarë të bëra në emër të njerëzimit”.

“Besoj me gjithë zemër se një zgjidhje paqësore mund të gjendet përmes dialogut mbi bazën e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës”, theksoi Erdoğan.

Siç tha Erdoğan, Rusia dhe Ukraina kanë bërë përparim, por “imazhet nga qytetet Bucha dhe Irpin, si dhe shënjestrimi i civilëve në Kramatorsk hedhin hije mbi përpjekjet e Turqisë”.

Presidenti turk po ashtu u zotua se do të vazhdojë përpjekjet për të arritur rezultat nga bisedimet në Stamboll që të jetë i kënaqshëm për të dyja palët dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Muajin e kaluar, në Stamboll u mbajtën bisedimet historike të paqes midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë.

Më tej, presidenti Erdoğan foli edhe për procesin e normalizimit me Armeninë. Ai theksoi se Turqia “sinqerisht” vazhdon procesin e normalizimit dhe gjithashtu punon për të parandaluar “tensione të reja”.

Të ndarë tashmë kohë të gjatë për çështje të tilla si kufijtë dhe ngjarjet e vitit 1915, Turqia dhe Armenia dhjetorin e kaluar emëruan të dërguar të posaçëm për të diskutuar mbi normalizimin e lidhjeve. Dy raunde bisedimesh pasuan më 14 janar dhe më pas më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës, çështje që ka dominuar agjendën globale që atëherë.