MaqedoniTop Lajme

Gjykata në Maqedoni vendos: 9 vjet burg për Boki 13

Shpërndaje

itën e sotme është shpallur dënimi për disa zyrtarë të arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

I akuzuari i parë, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, i cili dënohet me 9 vjet për kryerjen e veprës penale “mashtrim dhe larje parash”.

Ish-deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, lirohet nga akuza për veprën “ndihmë në veprën mashtrim” pasi nuk është arritur të dëshmohet vepra.

Babai i Boki-13, Mile Jovanovski dënohet me 1 vjet e 6 muaj burg, me kusht nëse në 5 vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Jasna Mandiq, denohet me 4 vite për “ndihmë në mashtrim dhe larje parash”. Në vuajtjen e dënimit nga sot llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim.

Hristina Bllazhevska, lirohet nga akuza sepse prokuroria nuk i ka arritur të dëshmojë faktet kundër saj.

Në periudhën nga 8 korriku i vitit 2017 deri më 13 prill të vitit 2018 Boki 13, si kryetar i organizatës joqeveritare Lidhja ndërkombëtare, me qëllim që për vete të përfitojë, i ka shfrytëzuar dokumentet nga OJQ-ja e theksuar dhe ka sjell dhe ka mashtruar dy persona të dëmtuar, raporton TV 21.

Ai ka gënjyer duke thënë se do të sigurojë tokë shtetërore të pa ndërtuar për ndërtim në Qendrën evropiane për persona të rritur dhe servis mobil, si dhe subvencione nga ana e shtetit. Të dëmtuarit, kanë kryer pagesa përmes Agjencisë autoriale të Maqedonisë së Veriut, për gjithsej 719,905 euro, gjegjësisht 233.821 euro në kundërvlerë të denarit.