RajoniTop Lajme

Mediat serbe raportojnë për kontrolle policore të autobusëve, Policia e Kosovës: Nuk ka pasur raste të tilla

Shpërndaje

Mediat serbe po raportojnë se Policia e Kosovës po i kontrollon serbët që janë nisur drejt Serbisë për të votuar në zgjedhje. Nga institucioni për mbajtjen e rendit i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, i tha Gazetës Express se “nuk ka pasur raste të tilla”.

“Ne jemi për të ndihmuar qarkullimin”, tha ai. “Nuk ka ndalesa të autobusëve”.

Mediumi serb, Kossev, duke cituar një medium lokal serb, shkroi se Policia e Kosovës e ka ndaluar për gjysmë ore një autobus me serbë nga fshati Gorazhdec në rrugën Pejë – Mitrovicë. Sipas tyre, të gjithë pasagjerët janë nxjerrë jashtë dhe autobusi është kontrolluar detajisht.