Mijallkovi ankohet kundër vendimit për ngrirjen e një pjese të pasurisë së tij
Ish-shefi i shërbimit sekret DSK në Maqedoni, Sasho Mijalkovi ankohet kundër vendimit për ngrirjen e një pjese të pasurisë së tij
Avokatët e tij kanë bërë gati ankesën kundër vendimit të Prokurorisë Themelore Publike për ngrirjen e aksioneve të kompanive që kanë të bëjnë me pronën e tij, përfshirë ato në hotelin “Marriott” në qendër të Shkupit, si dhe shtëpinë e tij private në Vodno, përcjell INA.
Vendimi për ankesën e Mijallkovit do të shpallet të martën, theksuan avokatët e tij. Nga Prokuroria Publike nuk ka informacione se kur do të përfundojë me aktakuzë hetimi për “Perandoria”, një rast i hapur për pastrim parash dhe keqpërdorime që ishte hetuar nga ish-Prokuroria Speciale.
Hoteli “Marriott”, shtëpia në Vodno, si dhe aksionet e tij në Shtëpinë e Oficerëve, janë vetëm një pjesë e listës së gjatë të prokurores Vilma Ruskovska, e cila dyshon se kjo pronë mund të tjetërsohet. Një pjesë e pronës që jepet si garanci për lirimin e Mijallkovit nga paraburgimi. I dyshuari tjetër për pastrim parash është edhe biznesmeni Orce Kamçev