Presidenti Erdoğan takohet me mbretin saudit dhe princin e kurorës
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me një ceremoni zyrtare nga Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud i Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Pritja zyrtare u realizua në Pallatin Al-Salam me intonimin e himneve të dy vendeve.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes, presidenti Erdoğan dhe mbreti Salman prezantuan delegacionet e tyre, ndërsa më pas realizuan një takim të mbyllur për mediat dhe morën pjesë në darkë të përbashkët.
Më vonë, presidenti turk, i cili më herët arriti në një vizitë pune dyditore në Arabinë Saudite me ftesë të mbretit, u takua edhe me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.
Presidenti Erdoğan në takim u shoqërua nga ministra të kabinetit të tij, shefi inteligjencës dhe zyrtarë të presidencës.
Para nisjes për në Arabinë Saudite, Erdoğan u tha gazetarëve se Turqia dhe Arabia Saudite do të fillojnë një “epokë të re” për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe.