Qeveria: Ditëve në vazhdim do të përcaktojmë përqindjen e rritjes së pagave, që nga e hëna nxënësit të kthehen në shkollë
Qeveria dhe kryesia e SASHK-ut, të shoqëruar nga përfaqësues të disa prej bordeve regjionale të sindikatës gjatë fundjavës në vijim, mbeten në komunikim për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme dhe dinjitoze për një rritje të caktuar të pagave në arsim dhe arsim parashkollor dhe përkujdesje
Në takimin në Qeveri, i përfaqësuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitetesh Artan Grubi, Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve Fatmir Bytiqi, Ministri i Financave Fatmir Besimi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, si dhe përfaqësuesit e SASHK-ut ranë dakord që në ditët në vijim të përcaktohet përqindja e rritjes së pagave që do të planifikohet dhe potencialisht do të realizohet me buxhetin suplementar, pas së cilës nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kthehen në shkollë të hënën dhe fëmijët nga arsimi parashkollor dhe kujdesi në kopshte.
Në mbledhjen në Qeveri është diskutuar edhe për fillimin e menjëhershëm të dialogut gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen aktive të sindikatës, për zgjidhje të përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave.
Qeveria, tha në takim kryeministri Dimitar Kovaçevski, është e hapur për dialog për të arritur një sistem të rritjes së pagave që nuk do të kushtëzohet dhe shkaktohet nga greva dhe pakënaqësi dhe që do të ofrojë model për rritjen e pagave në sektorin publik, i cili si me marrëveshjen për pagën minimale, do të lidhet me rritjen e pagës mesatare dhe rritjen e kostos së jetesës.