Rama do lërë kryeministrinë për t’u bërë shef i NATO-s? Akademikja gjermane përgënjeshtron postimin e saj: Ishte 1 prilli!
Akademikja, Suzana Starikov, ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë më herët nga ajo lidhur me kandidaturën e kryeministrit Edi Rama në postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Starikov, sqaron se postimi i saj i mëparshëm në Twitter, ishte thjeshtë një shaka për datën 1 prill dhe se u detyrua të përgënjeshtronte lajmin për shkak se mediat shqiptare e publikuan si një fakt të kryer.
O,k, folks,this👇is an April fool's trick (of course!).I wouldn't explain this, but I had to do it, bec. some🇦🇱lang. media published the tweet,w/o any research– they even picked up my spelling mistakes in the name of the🇪🇪PM in their news-@topchanneltv @Periskopi1 @gazetaexpress https://t.co/LLy8Q6ZA5D
— Suzana Starikov (@Intetyst) April 1, 2022