Maqedoni

SAShK thotë se pezullimi i grevës është detyrim ligjor

Shpërndaje

Kryetari i SAShk-ut Jakim Nedelkov theksoi se greva në arsim do të vazhdoj, por siç potencoi për momentin është në pezullim me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Dje Këshilli i SaShK-ut solli vendim që greva të jetë në pezullim përkohësisht e cila është produkt i një detyrimi ligjor të cilën duhet që ta rrespektojmë”, tha Nedelkov.

Situata e tillë u sqarua edhe nga avokatët përfaqësues të SAShK-ut., për të cilën siç tha Nedelkov ka pasur polemika se nuk janë transparent dhe dëshirojnë të manipulojnë situatën.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov gjatë ditës së sotme ka raportuar në lidhje me vendimin për pezullim të grevës. Ai tha se bisedimet me MASH-in, për gjetjen e zgjidhjes për pagat do të vazhdojnë pasdite.

“Fakti që sot ka vazhduar procesi mësimor nuk do të thotë se kemi pranuar ofertën për rritje të pagës prej 12%. Ne nuk pranuam ngase ashtu vendosi anëtarësia e SASHK-ut dhe në një farë mënyrë përsëri gjendemi në fillim të bisedimeve. Me ndihmën e ndërmjetësuesit të autorizuar do të tentojmë ta marrim për qindjen e kërkuar prej 18.4 për rritje të rrogave, marrëveshje kolektive të re dhe rritje të vazhdueshme të pagave për vitin 2023 dhe 2024”, ka deklaruar Nedellkov.