MaqedoniTop Lajme

SKANDAL/ Bilall Kasami hap tender 300 mijë euro për të punësuar militantët e BESËS (Video)

Shpërndaje

Komuna e Tetovës ka hapur tender prej 300.000 eurove për një agjencion privat për punësim, e kjo është një praktikë e njohur për ikje nga përgjegjësia dhe transparenca. I pyetur se pas kësaj a do të vazhdojnë të publikohen emrat e të punësuarve me kontrata në vepër në Komunën e Tetovës, Kasami tani ndryshoi qasje, duke thënë se do të publikohen vetëm nëse ka bazë ligjore.

“Nëse duam që të jemi deri në fund trasparent atëherë duhet të shohim bazën ligjore që lista e të gjithë të punësuarve me vendime të përhershme dhe të përkohshme të publikohet” tha Kasami.

Komuna e Tetovës do të harxhojë edhe 300.000 euro për punësime të përkohshme të cilat ende nuk e dimë se a do të jenë transparente dhe a do të dijë opinioni nëse janë ekspertë apo të punësuar partiak.