Twitter pranon ofertën 44 miliardë dollarëshe të sipërmarrësit Elon Musk
Twitter njoftoi se ka pranuar ofertën e sipërmarrësi Elon Musk për t’u blerë për 44 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania e rrjeteve sociale tha në një deklaratë se ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare për t’u blerë nga një njësi ekonomike në pronësi të plotë të Musk-ut, në të cilën aksionerët e Twitter-it do të marrin 54,20 dollarë për çdo aksion të zakonshëm që zotërojnë.
“Çmimi i blerjes përfaqëson një premium 38 për qind ndaj çmimit të mbylljes së aksioneve të Twitter-it më 1 prill 2022, e cila ishte dita e fundit e tregtimit përpara se zoti Musk të shpaloste rreth 9 për qind të aksioneve të tij në Twitter”, thuhet në deklaratë.
Kështu, Twitter do të bëhet një kompani private pas mbylljes së marrëveshjes.
Sipërmarrësi Elon Musk, themeluesi i prodhuesit të makinave elektrike Tesla dhe kompanisë së eksplorimit të hapësirës SpaceX, njoftoi më 4 prill se bleu aksione prej 9,2 për qind në Twitter, duke u bërë investitori më i madh i platformës së rrjeteve sociale.
Musk ishte duke eksploruar një ofertë për të blerë Twitter-in, pasi dha një ofertë prej 46,5 miliardë dollarësh për marrëveshjen, sipas një dosjeje të letrave me vlerë të publikuar të enjten.