Maqedoni

Vidhen shok bomba dhe gaz lotsjellës në një magazinë të SPB-Ohër

Shpërndaje

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një magazinë ndihmëse të pajisjeve të Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, që ndodhet në Kazermën e vjetër.

Policia e Ohrit thotë se është vjedhur gaz lotsjellës, shok bomba dhe pajisje të tjera të destinuara për shpërndarje të masës.

“Është njoftuar prokurori publik dhe Departamenti për kontroll të brendshëm dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Ohër.