Maqedoni

VMRO-DPMNE: Me “masat” e LSDM-së u shkatërrua ekonomia në Maqedoni

Shpërndaje

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë reaguar në lidhje me masat anti-krizë të Qeverisë aktual, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se 35 për qind e qytetarëve janë në rrezik nga varfëria ndërsa rritja e inflacionit është më e madhe se rritja e pagave dhe pensioneve.

“Për një vit e gjysmë, karburantet u rritën për 70%, energjia elektrike për 30%, ngrohja për 15%, buka u rrit me 110%, dhe të gjitha ushqimet e tjera bazë u rritën me 30-50%.vPër shkak të politikave dhe masave të “suksesshme” ekonomike të qeverisë, Maqedonia është në fund në rajon sa i përket rritjes së BPB-së. Maqedonia në vitin 2021 ka një rritje prej vetëm 4% të BPB-së, që është shumë më e ulët në krahasim me vendet e rajonit”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.