Maqedoni

Alternativa nuk ka realizu asgjë në 100 ditët e para në Qeveri, Zejdi pranon dështimin (Video)

Shpërndaje

Deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi-Zejd, i ftuar në emisionin Click plus në televizionin 21 tha se në 100 ditët e para nuk u realizua asnjë nga pikat që kishte në program Alternativa kur u bë pjesë e Qeverisë.

Ai me këtë ka pranu dështimin në 100 ditët e Qeverisë.

“Alternativa u bë pjesë e qeverisë për arsyet që kishte në program dhe jo për postet politike që mori. Por, për fat të keq 100 ditëshi nuk solli asnjë ndryshim në qeveri dhe nuk u realizua asnjë pikë e premtuara. Asnjë nga pikat e programit të #Alternativës nuk u plotësua në 100 ditët e para. Në 100 ditët e para, ministrat e #Alternaivës mund ta ngrenin zërin për rastet e montuara politike, deri tani s’ka përgjigje pozitive”, tha Zejdi.

Sipas tij, nnëse vazhdon kështu Alternativa më mirë ta braktisë qeverinë. “Alternativa s’ka pse qëndron në Qeveri nëse nuk realizohet premtimi programor për rastet e montuara politike, njerëzit mbajnë shpresë”, thotë Zejdi në “ClickPlus” në TV21.