Rajoni

“Ballisti” arrestohet në Shqipëri

Shpërndaje

Tifozi i njohur i kombëtares së Shqipërisë në futboll, Ismail Morina – “Ballisti”, është arrestuar në Kukës, ka bërë të ditur llogaria e tij në Facebook.

Për lajmin e arrestimit të Morinës, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha që ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama për arrestimin “si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe që harboi fare ultranacionalistët serbë me në krye serbomadhin Vuçiq”.

“Ballisti” bëri famë pasi mori autorësinë e lëshimit të dronit në stadiumin e Beogradit më 2014 kur po përballeshin Serbia e Shqipëria. Lëshimi i flamurit përmes dronit pati nxitur përplasje në fushë deri në anulim të saj.