Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pritet me duartrokitje në Bundestagut e Gjermanisë
Delegacioni i Kuvendit ka marrë pjesë në seancën plenare të Bundestagut, ku kryetarja dhe deputetët e Bundestagut e kanë përshëndetur kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe delegacionin me duartrokitje.
Pika e parë e rendit të ditës ishte deklarata e kancelarit federal Olaf Sholc në lidhje me mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të BE-së më 30 dhe 31 maj.
Në fjalimin e tij, Sholc e theksoi nevojën për ndihmën financiare për Ukrainën, duke kujtuar jetët e humbura, shtëpitë dhe infrastrukturën e shkatërruar në të cilën të gjithë faktorët do të duhet të ndihmojnë në rimëkëmbjen. Në fjalim, ai iu referua edhe Ballkanit Perëndimor dhe meritave dhe arritjeve që janë bazë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të gjithë aspirantët.