Donatorët premtojnë 6.5 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën
Gjatë një konference në Varshavë, donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar 6.5 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën.
“Mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon dhe këtu nuk ka egoizëm mes nesh”, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki gjatë fjalës së tij.
Paratë u premtuan nga vende anembanë botës, si dhe nga bizneset dhe bankat.
Morawiecki tha se Ukraina ka nevojë për 12,000 ton ndihma humanitare çdo ditë, por aktualisht përpjekjet ndërkombëtare po ofrojnë vetëm 3,000 ton, ndërsa agjencitë ndërkombëtare të ndihmës vlerësojnë se rreth 40% e popullsisë së Ukrainës ka nevojë për ndihmë humanitare.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi tre elementë të mbështetjes:
-Burimet financiare për të mbështetur nevojat humanitare të qytetarëve ukrainas ndërkohë që lufta vazhdon.
-Përgatitja e një plani rindërtimi në shkallë të gjerë që do të ishte i ngjashëm me Planin Marshall pas Luftës së Dytë Botërore.
-Statusi i menjëhershëm i kandidaturës në BE për Ukrainën.
Ukraina ka marrë mbi 12 miliardë dollarë armë dhe ndihmë financiare që nga fillimi i pushtimit rus më 24 Shkurt./tvklan.al