Finlanda e Suedia dorëzojnë aplikimet e tyre në NATO
Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimin e tyre në NATO në orën 9 të mëngjesit.
Sipas medieve skandinave ky akt vlerësohet si një moment historik.
Finlanda dhe Suedia do të paraqesin kërkesën e tyre për anëtarësim në NATO në Bruksel, të mërkurën në mëngjes, te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Letrat e aplikimit do të dorëzohen nga ambasadori i Finlandës Klaus Korhonen dhe ambasadori i Suedisë Aksel Vernhof (Axel Wernhoff).