Gucati shpallet fajtor, dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim
Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykim dënues për Hysni Gucatin.
Gucati është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në burg.
“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara, Trupi Gjykues, ju shpall ju fajotr për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit të rëndë, pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacionit të fshehtë, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”, u tha në aktgjykim.