BotaTop Lajme

KS-OKB dënon vrasjen e gazetares Abu Akleh dhe bën thirrje për hetim transparent

Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ka dënuar vrasjen e Shireen Abu Akleh, gazetares palestineze të televizionit Al-Jazeera dhe bëri thirrje për hetim të menjëhershëm, gjithëpërfshirës, transparent, të drejtë dhe të paanshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Sigurimit të OKB-së në një deklaratë shprehu ngushëllime për familjen dhe të afërmit e Abu Akleh e cila u vra duke u qëlluar në kokë nga ushtarët izraelitë.

Duke dënuar vrasjen e Abu Akleh dhe plagosjen e një gazetari tjetër palestinez, Këshilli i Sigurimit të OKB-së bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm, gjithëpërfshirës, transparent, të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vrasjen e gazetares Abu Akleh.

Gjithashtu Këshilli i Sigurimit të OKB-së theksoi se gazetarët duhet të mbrohen si civilët.

– Vrasja e gazetares së Al-Jazeera-s, Shireen Abu Akleh

Shireen Abu Akleh gazetarja 51-vjeçare me përvojë në terren për kanalin Al-Jazeera me qendër në Katar, u vra me zjarrin e hapur të ushtarëve izraelitë më 11 maj, teksa po ndiqte bastisjen e ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jenin që ndodhet në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Vrasja me plumb të vërtetë nga ushtarët izraelitë e gazetares Abu Akleh ndërkohë që ajo po kryente detyrën e saj dhe teksa kishte të veshur edhe jelekun antiplumb me mbishkrimin “press”, ka shkaktuar reagime.

Në ngjarjen ku humbi jetën Abu Akleh, u plagos në shpinë edhe gazetari Ali al-Samoudi, i cili ndodhej pranë saj.