RajoniTop Lajme

Ky është rezultati pas numërimit të votave në Tërnoc, a e fitoi mandatin Shaip Kamberi?

Shpërndaje

Ka përfunduar numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare të përsëritura në njësinë numër 6 në Tërnoc, rezultati i të cilave përcakton nëse shqiptarët do të kenë një ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Në këto zgjedhje, kanë votuar 618 qytetarë. Nga këto vota, Aleanca për Shqiptarët e Shaip Kamberit ka marrë 604 vota. Atij i duhen së paku 610 vota për t’u zgjedhur deputet.

Rezultatet e votimit për partitë tjera janë: 5 vota ka marrë SPS, 1 votë APN, 1 votë NADA dhe shtatë vota janë shpallur të pavlefshme.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton nëse shqiptarët do të kenë një deputet në Kuvendin e Serbisë, apo do të ngelin të pa përfaqësuar.

Ndryshe, përsëritja e zgjedhjeve ishte kërkuar nga partia e Ivica Daçiqit, SPS’ja.