Ndërron jetë legjenda e boksit, Xhevdet Peci
Ka ndërruar jetë legjenda e boksit kosovar, Xhevdet Peci. I ndjeri ka ndërruar jetë në SHBA. Peci, është boksier shqiptar, ish pjesëtar i KB Prishtina, disa herë ishte kampion i ish-Jugosllavisë.
Xhevdet Peci nga viti 1975 deri 1983 arriti ti fitoj pesë tituj ne konkurrencën ekipore dhe katër tituj në konkurrencën individuale në ish-Jugosllavi. Po në këto vite Peci arriti të fitoj edhe dy kampionate Ballkanike.
Peci për pesë vite me radhë ishte boksieri që nuk kishte humbur asnjë match. Me 1983 dërgohet në Radniçki të Beogradit si huazim për ta shpëtuar nga rrënja e ligës.
Pas katër muajve Peci vendos të kthehet në folenë e vjetër dhe bokson deri më vitin 1986 ku në Podgoricë të Malit të Zi pas një padrejtësie nga referi Serb ndaj tij e detyron Pecin që ta knock out-oj Referin në Ring dhe këtu Pecit i ndalohet boksimi përjetësisht dhe K.B.Prishtina dërgohet në ligën e dytë.
Rekordet e Xhevdet Pecit:
(1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale
(1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore
(1978) – Kampion Ballkanikë
(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë
(1999 – deri me sot ) – kryetar e këshillit profesional së federatës boksit të Kosovës.