Qeveria miratoi rebalancin e Buxhetit për vitin 2022
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 47-të e miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Propozimi për rebalancin e Buxhetit për vitin 2022 është i orientuar drejt më tepër qëllimeve si rishikimi i projeksioneve fillestare fiskale në përputhje me kontekstin e ndryshuar makroekonomik në gjysmën e parë të vitit 2022, përfshirja e përgjigjes fiskale të krizës, ristrukturimi i të ardhurave buxhetore, ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale dhe optimizmi i burimeve të financimit të deficitit buxhetor.
Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara, me uljen e shpenzimeve joproduktive në emër të solidaritetit me pasojat e krizës aktuale, do të sigurojë mbrojtje më të madhe të standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht kategorive të cenueshme, mbështetje financiare të likuiditetit të kompanive dhe optimizim të kostove të huamarrjes, mbështetje të politikës monetare dhe krijim të kushteve më të favorshme për arritjen e normave të parashikuara të rritjes ekonomike në afat të shkurtër dhe të mesme.
Propozimi për rebalancin e buxhetit është miratuar në bazë në efektet pozitive të masave kundër krizës për përballimin me krizën energjike dhe të çmimeve, të cilat krijojnë bazë për përshpejtimin e rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme, gjatë stabilizimit gradual të pritshëm të zinxhirëve global të furnizimit dhe mjedisit më të favorshëm për investim.
Për detajet e rebalancit të propozuar Ministria e Financave do të njoftojë në konferencën për shtyp që është paraparë për ditën e nesërme.