Qeveria: U formua delegacioni për Dialogun strategjik me SHBA-në
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 45-të e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për fillim të Dialogut strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, për koordinues të procesit për Dialog strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së e caktoi ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin i cili më 2 qershor do ta kryesojë delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut në hapjen e procesit në Uashington në përbërje të të cilit do të jenë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Dialogu strategjik paraqet ngritje të marrëdhënieve në nivel më të lartë me SHBA-në dhe është me rëndësi të posaçme në kontekst të kërcënimeve aktuale të sigurisë. Në suaza të dialogut do të përfshihen tema nga marrëdhëniet bilaterale për bashkëpunim në ekonomi, tregti, arsim, transport, energjetikë, ndryshime klimatike, zhvillim demokratik, luftë kundër korrupsionit, sundim të së drejtës, si dhe segmente të sigurisë nga bashkëpunimi, nga emigracioni, lufta kundër terrorizmit, e deri në përballjen me krimin e organizuar dhe ndërkombëtar.
Dialogu i përfshin edhe gjendjet aktuale të sigurisë, bashkëpunimin e të dy vendeve si partnere të NATO-s, aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, kryesimin e ardhshëm të vendit me OSBE-në, angazhimet tona në suaza të Sami