Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Sipas vendimit të fundit të publikuar nga Ministria e Financave, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 239 lekë [1.96 euro], nga 229 lekë për litër [1.88 euro] që ishte deri tani. Vendimi fillon të zbatohet nga ora 18:00 e pasdites së sotme.
Çmimi për benzinën do të jetë 237 lekë [1.95 euro] për litër, nga 229 lekë [1.88 euro ] për litër që ishte deri tani.
Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 90 lekë [0.74 euro] për litër.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.