VMRO-DPMNE: Ali Ahmeti është kryeministri i vërtetë i Maqedonisë
Nga VMRO-DPMNE sot sërish kanë reaguar pas hapjes së lapidarit për nder të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan, përcjell TV21. Dimçe Arsovski nga kjo parti thotë se me këtë veprim është dëshmuar se kryeministri i vërtetë në vend është Ali Ahmeti ndërsa shef në Qeveri është BDI.
“Ngjarja në Likovë është edhe një nga radhët e dëshmive që titulli i vërtet për Kovaçevskin është vetëm realizuesi i punëve, sepse më shumë se e qartë se Ali Ahmeti është kryeministri i vërtetë i Republikës së Maqedonisë. Kjo ngjarje është edhe një dëshmi tjetër që tituli i vërtet për LSDM-në është vetëm ndihmës, sepse shihet më se qartë që BDI është shefi i vërtetë në këtë Qeveri që po e udhëheqë Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Arsovski.