RajoniTop Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti nuk merr mëditje për udhëtimet

Shpërndaje

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk merr mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

Kurti ka qenë në një vizitë në ShBA prej datës 6 maj, ndërsa në disa raportime të mediave shkruhej se deri më tani ai i ka marrë 5.280 euro mëditje pasi për një ditë të qëndrimit në ShBA mëditja është 330 euro.

Por Kryeziu thotë se Kurti nuk merr fare mëditje.

“Kryeministri Kurti nuk merr mëditje. Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit”, ka shkruar ai.

Tutje ai shton se Kurti nuk ka marrë fare mëditje prej që është zgjedhur kryeministër.

“Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, përfundoi ai.