Maqedoni

Zgjedhje në Tetovë pas 6 muajsh? Tetovarët të lodhur nga votimet

Shpërndaje

Mos votimi i llogarisë përfundimtare nga e këshillit komunal të Tetovës deri më 31 mars, do të çojë këtë qytet edhe njëherë në zgjedhje të parakohshme për këshillin komunal. Kështu thotë ligji për vetëqeverisje lokale. Në nenin 75 tregohen edhe kushtet për shpërndarjen e këshillit.

Këshilli shpërndahet nëse: Nuk e miraton buxhetin dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit deri në 31 mars të vitit vijues- thuhet në nenin 75 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.

Por çfarë mendojnë qytetarët e Tetovës, ne ankuam disa nga ata gjatë ditës së sotme, edhe pse ndjehen të lodhur nga zgjedhjet pothuajse çdo vit qytetarët kërkojnë zgjidhje.

“Jemi lodhë. Gati se çdo vjet ka zgjedhje kjo nuk është në rregull duhet dikush të përgjigjet për ato punë.”

“Unë mendoj se duhet të ketë. A çka mendojnë popullata tjetër unë nuk e di. A jeni të lodhur nga zgjedhjet? Jemi të lodhur, por njëri të drejtë nuk mund të gjejmë.”

“Nuk është e nevojshme, se këta që kanë hy gjashtë muaj punët fillestare nuk i kanë bërë. Qe 5 vjet nuk e kanë tërhequr një gips pllakë, katër shtrafa, ec shihe, kot është. Këta bëjnë dëme dhe jo punë. Kjo është realitet s’ka nevojë për këshill.”

“Është e nevojshme.“

Maqedonia në fund të muajt tetor kishte zgjedhje komunale, ndërsa në komunën e Tetovës shumica e këshillit komunal u formua nga tre parti politike edhe një iniciativë qytetare. Mos votimi i llogarisë përfundimtare të buxhetit, këtë komunë si duket do ta dërgojë në zgjedhjet të parakohshme për këshill komunal. Në bazë të ligjit zgjedhjet pritet të mbahen pas gjashtë muajsh gjegjësisht në muajin tetor.