RajoniTop Lajme

Abazoviq publikon projektin: Distanca mes Ulqinit dhe Velipojës shkurtohet nga 73 në 1km

Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka postuar në Facebook projektin e Urës së Bojanës, që pritet të afrojë Ulqinin me Velipojën nga 73 kilometra, në vetëm 1 kilometër.

Abazoviq ka arritur sot marrëveshje në Ohër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për këtë projekt.

“Shikoni si do të duket ura në lumin Bojana. Projekt i përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi“, shkruan Abazoviq.

“Historinë e urës e nisëm gjatë vizitës sime të parë në Shqipëri vitin e kaluar. Sot në Ohër, kryeministri i Shqipërisë #EdiRama dhe unë prezantuam një projekt që do t’i afrojë Ulqinin dhe Velipojen në vetëm 1 km nga distanca e mëparshme prej 73 km. Ne krijojmë vlera të reja, ndërtojmë një Ballkan Perëndimor ndryshe”, shkroi Abazoviq.

VIDEO