Bie qeveria në Bullgari? Trifonov: Po i jap fund këtij koalicioni dhe kësaj agonie
Partia bullgare “Ka një popull të tillë”, e udhëhequr nga Sllavi Trifonov, largohet nga koalicioni qeverisës. Në një fjalim të jashtëzakonshëm për publikun, Trifonov tha se po largohej vullnetarisht nga qeveria dhe po tërhiqte tre ministra nga partia e tij, duke përfshirë Ministren e Jashtme bullgare Teodora Gençovska.
“Po i jap fund këtij koalicioni dhe kësaj agonie”, tha Trifonov.
Sipas tij, arsyet e largimit nga Qeveria e kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov janë dy: ribalancimi i buxhetit dhe zhvillimet rreth Maqedonisë.
“Sa i përket Maqedonisë së Veriut, kryeministri ndjek një politikë të jashtme të ndryshme, ndryshe nga ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndryshe nga politika e Kuvendit dhe ndryshe nga politika që deklaron para Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare”, tha Trifonov.
Me këtë lëvizje të partnerit të koalicionit, Petkov humb shumicën në Kuvend. Trifonov theksoi se deputetët e tij do të mbështesin vetëm masat sociale të parashikuara në rishikimin e buxhetit.
VIDEO: